ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA NË VAN HALL LARENSTAIN, HOLANDË

29 Shtator 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin veror të vitit akademik 2022/2023, në “University of Applied Science" në Van Hall Larenstain, Holandë, në kuadër të programit Erasmus +.


Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të studentëve të Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore, nga Departamenti i Kimisë (Sustainable Water Technology, Dairy Technology).

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Departamentit të Kimisë, të interesuar për programet e lartpërmendura , dhe të cilët janë studentë të vitit të tretë (BA) si dhe studentët Master  të cilët kanë të përfunduar  semestrin e parë 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

 

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

 

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen: https://www.vhluas.com/

 

Thirrja është e hapur deri me datë 09 tetor 2022. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF në emaili adresën: [email protected].