ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT- GJERMANI

19 Korrik 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2022/2023, në “Eropian University ViadrinaFrankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.


Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik, të nivelit BA, MA&PhD.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA) ndërsa për studentët PhD një projekt propozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni  gjatë mobilitetit tuaj. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

 

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqën e univesitetit të lartpermendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.

Thirrja është e hapur deri me datë 24 korrik 2022. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDFnë emaili adresën: [email protected].