Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për vitin akademik 2022/2023 në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Fusha e mobilitetit është:
- Fakultetit i Filologjisë: Instituti i gjuhës dhe i kulturës italiane, Departamenti i Gjuhës Shqipe, Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Angleze.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që e përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze/italiane (niveli minimal i gjuhës C1).
Afati për aplikim është deri më 18 korrik 2022.
Dokumentet me titull " UNIVERSITA’ DEL SALENTO " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected] .
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.