Erasmus +, në Universitetin e Oradeas, Rumani

21 Qershor 2022
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Oradeas, Rumani 
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Oradeas, në Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2021/2022 (semestrin aktual).
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafi akademik  (shkenca politike) dhe administrativ.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-    CV (në gjuhën angleze);
-    Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
-    Kërkohet njohuri e gjuhës angleze  (minimumi niveli B2).

Thirrja është e hapur deri më 26 qershor 2022 (në mesditë).

Dokumentet me titull ‘’University of Oradea’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 
Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen :  Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111,  Prishtinë.