APLIKO PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË “KTHIMI I NDJESHMËRISË NË VEPRIM”

16 Nëntor 2021
SHARE

Të dashur studentë,

Më 17 nëntor 2021 (e mërkurë) nga ora 12:30 – 14:00, në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ju fton të bëheni pjesë e punëtorisë: Kthimi i ndjeshmërisë në veprim.

Takoni z. Jordan Hattar, themelues i organizatës Help4refugees dhe përfitoni nga këshillat që do t’i ofrojë, në mënyrë që të fuqizoni aktivizmin brenda jush.

Trajner: z. Jordan Hattar - Help4refugees

Punëtoria “Kthimi i ndjeshmërisë në veprim” synon zhvillimin e potencialit të bashkëndjesisë dhe veprimit në të mirë të komunitetit.

Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri bazike në gjuhën angleze.

Aplikoni përmes Google form: https://docs.google.com/.../1FAIpQLSfeelhcKIqZMw.../viewform