UP-ja shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2020/21

23 Tetor 2020
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020/21. Në këtë vit akademik, UP do të regjistroj 2410 studentë.

Paraqitja e dokumenteve për regjistrim në programet e njësive akademike të UP-së fillon nga sot, më 23 tetor 2020 dhe zgjat deri më 30 tetor 2020, ora 15:00

Provimet pranuese do të mbahen në datat 05/11/2020 dhe 06/11/2020, sipas orareve të cilat i gjeni në konkursin e plotë. Konkursin në fjalë e gjeni duke klikuar KËTU.

Suksese!