Ndërron jetë prof. Shqipe Bajçinca Brestovci - rektori Qerimi shpreh ngushëllime

31 Mars 2024
SHARE

E nderuara familje Bajçinca- Brestovci, 

Me pikëllim e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci, një profesoreshë e nderuar e cila ndihmoi në suksesin dhe funksionimin e Universitetit të Prishtinës.

Profesoresha Bajçinca Brestovci ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë akademik, konkretisht në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit. 

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta për familjën dhe për të gjithë ata që ishin pranë prof. Shqipe Bajçinca Brestovci.

Pushoftë e qetë prof. Shqipe Bajçinca Brestovci!

Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor