Revista “Filologji” pajiset me ISSN

27 Shkurt 2024
SHARE

Revista “Filologji” është pajisur me numrin ISSN 3027-5113 (Online) dhe ISSN 3027-5105 (Print) nga Qendra ISSN, e cila në mungesë të Qendrës Kombëtare për ISSN, revistës ia ka ndarë numrin ISSN si “Organizatë ndërkombëtare”: https://portal.issn.org/api/search?q=api/search&search[]=MUST=default=Filologji&search[]=MUST=record=Register&size=50&search_id=31727618

“Filologji” është revistë për studime filologjike, e themeluar në vitin 1996. Revista “Filologji” boton artikuj shkencorë origjinalë dhe recensione mbi tema nga fusha e filologjisë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Marrë parasysh kompleksitetin multikulturor e multimedial të përdorimit të fjalës/tekstit në shek. XXI, revista inkurajon edhe botimin e artikujve që tejkalojnë kufijtë tradicionalë të studimit filologjik dhe trajtojnë tekstet në mënyrë ndërdisiplinare. Revista është e hapur për studime të strukturës së gjuhës, studime gjuhësore tipologjike, të kontakteve gjuhësore, studime letrare, etj.

Revista aktualisht është e indeksuar në CEEOL dhe synon të indeksohet edhe në platforma të tjera.