Rektori Qerimi, shpreh ngushëllime për humbjen e profesor Fetah Jagxhiu

13 Nëntor 2023
SHARE

E nderuara familje Jagxhiu,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor FetahJagxhiu, profesor i nderuar, i cili me angazhimin dhe kontributin e tijmbi 50 vite ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi.

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, stafit akademik dhe studentëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen më të dashurit tuaj. 

I lehtë i qoftë dheu prof. Fetah Jagxhiut! 

Sinqerisht, 

Prof. dr. Qerim Qerimi

Rektor