Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka lansuar rrjetin "Eduroam" në kampusin universitar, duke rritur lidhjen për studentët, mësimdhënësit dhe stafin akademik.
Ky shërbim ofron akses falas në internet për studentët, stafin akademik/administrativ në kampusin tonë universitar
si dhe gjatë vizitave të ndryshme në institucione të tjera të ngjashme që janë pjesë e anëtarësimit të eduroam.
Duke filluar në Evropë, eduroam është zgjeruar me shpejtësi në të gjithë komunitetin e kërkimit dhe arsimit dhe tani
është në dispozicion në 106 territore në mbarë botën.
Zyra e TI-së e Universitetit të Prishtinës ka përgatitur manualin për përdorimin e eduroam.
Shfletoni manualin e përdorimit të eduroam këtu:
Manual për përdorimin e Eduroam