Protesta studentore e 1 tetorit të vitit 1997, e organizuar nga Unioni i studentëve të Universitetit të Prishtinës në krye me rektorin tashmë të ndjerë Ejup Statovci ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e para luftës në Kosovë.
Kjo protestë ishte lajmëtar i një ndryshimi në rrjedhën e luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi. 1 tetori shfaqi para gjithë botës e në veçanti para regjimit të Serbisë që populli shqiptar po lëviz drejt një rezistence aktive.