Ky organizëm ka për qëllim të zhvillojë një dialog dhe sistem të unifikuar të praktikave të vlerësimit të kërkimit shkencor, kërkuesve dhe organizatave që kryejnë kërkime, me qëllimin kryesor për ta maksimizuar cilësinë dhe ndikimin e kërkimit shkencor dhe të aplikuar.
Universiteti i Prishtinës si nënshkrues i marrëveshjes zotohet për parimet, angazhimet dhe kornizën kohore për reformat, si dhe parashtron parimet për një koalicion organizatash që dëshirojnë të punojnë së bashku në zbatimin e ndryshimeve në vlerësimin e kërkimeve.
UP-ja ësht anëtari më i ri, në mesin e 545 organizatave anëtare, universitete lidere dhe organizata kërkimore me ndikim në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor.