Ndërron jetë profesori Kemajl Kurteshi - rektori Qerimi shpreh ngushëllime

28 Gusht 2023
SHARE

E nderuara familje Kurteshi,

Me pikëllim e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Kemajl Kurteshit, një profesor i nderuar i cili ndihmoi në suksesin dhe funksionimin e Universitetit të Prishtinës. 

Prej vitit 1990, profesor Kemajl Kurteshi ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë akademik, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, ku iu përkushtua departamentit të Biologjisë.  

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta për të gjithë ata që ishin pranë profesor Kemajl Kurteshit.

I lehtë i qoftë dheu prof. Kemajl Kurteshit! 

Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor