Inteligjenca Artificiale (IA) në Arsim dhe në Kërkimin Shkencor

24 Gusht 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës dhe Instituti Alb-Shkenca bashkë-organizojnë Takimin XVIII Vjetor Ndërkombëtar me temë “Inteligjenca Artificiale (IA) në Arsim dhe në Kërkimin Shkencor”. Takimi do të bashkë-organizohet në Prishtinë në datat 13-14 tetor 2023.

Ftohen të gjithë studiuesit dhe shkencëtarët e interesuar të marrin pjesë në këtë tubim të madh shkencor. 

Në pajtim me frymën dhe traditën e Institutit Alb-Shkenca, të interesuarit janë të ftuar të kumtojnë në Takim arritjet e tyre më të reja në fushat specifike të hulumtimit e të ekspertizës.

Data të rëndësishme:

Dërgimi i përmbledhjeve ......................................... 1 qershor deri më 1 shtator 2023

Miratimi i përmbledhjeve ........................................ 1 shtator deri më 15 shtator 2023

Pagesa e tarifës së pjesëmarrjes.................................. deri më 30 shtator 2023

Regjistrimi i përmbledhjeve apo abstrakteve të punimeve bëhet krejtësisht online vetëm nëpërmjet sistemit ALPA. 

Për më shumë informacion në lidhje me pjesëmarrjen në këtë aktivitet shkencor ju lutem lexoni me kujdes KËTU dhe faqen në internet të Takimit në http://iash-takimet.org/tv2023/home.