Rektori Qerimi i shpreh ngushëllime familjes Mulliqi

26 Korrik 2023
SHARE

Me pikëllim e pranuam lajmin se ka ndërruar jetë Haqif Mulliqi, profesor në Fakultetin e Filologjisë dhe në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Mulliqi do të mbahet mend si një ndër gazetarët më me zë në vend dhe ndër profesorët më të zellshëm. Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të tij, la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji, e cila do të vazhdojë t’u shërbejë me dekada gjeneratave të reja.

Në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

I lehtë i qoftë dheu profesorit Mulliqi!

Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor