Universiteti i Prishtinës nga sot hap thirrjen për aplikime për financim të projekteve shkencore, artistike dhe sportive. Thirrja do të jet e hapur nga sot deri më 04.08.2023 në ora 16:00.
Të drejtë aplikimi për projekte shkencore kanë të gjitha grupet kërkimore, stafi i UP-së (stafi akademik me marrëdhënie të rregulltë pune) dhe studentët e doktoratës që identifikohen me njësinë akademike. Ekipi hulumtues duhet të përbëhet nga të paktën tre (3) hulumtues me gradën doktor shkence (njeri prej tyre të jetë udhëheqës i projektit), anëtarët tjerë mund të jenë studentë të doktoratës, masterit / studimeve themelore 5-6 vjeçare (viti i 5-6 të studimeve).
Vlera maksimale e projektit për të cilën mund të aplikohet është deri në 25,000.00 €. Kohëzgjatja maksimale e projektit është 12 muaj.
Aplikimi bëhet online përmes SEMS. Linku për qasje është: https://zkpssys.uni-pr.edu/
Udhëzim për aplikim përmes SEMS:
Për aplikim për financim të projekteve shkencore: Aplikuesi/ja duhet t'i japë të dhënat që kërkohen në bazë të formularit, si: Autori kryesor, Bashkëautor, Emri i projektit, Departamenti. Detajet e projektit: Përshkrimi i projektit, Përmbledhje, Përshkrimi i detajuar i projektit, Rekomandimi për aplikim, CV dhe Publikimet. Detajet e bankës: Konsumohen nga Sistemi i Personelit. I gjithë stafi akademik ka qasje në sistem duke i përdorur kredencialet e njëjta të SEMS-it.