Shpallen listat e studentëve përfitues të bursave universitare për studentët e nivelit master dhe doktoratë

16 Qershor 2023
SHARE

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" në mbledhjen e mbajtur me 16.06.2023 shqyrtoi dhe aprovoi: Raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët e nivelit master dhe doktoratë të Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'', për vitin akademik 2022-2023.

Klikoni emrin e fakultetit përkatës, për të parë listën me studentët përfitues:

Këshillë juridike: Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës univrsitare për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2022/2023 dhe nuk janë përfshirë në listën  e përfitusëve të bursës, kanë të drejtë ankese tek komisioni përkatës, pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e UP-së, brenda afatit prej shtatë (7) ditëve nga dita e publikimit. Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e Rektoratit të UP-së, zyra numër 19.

Universiteti i Prishtinës i përgëzon studentët përfitues të bursës, për suksesin e arritur.