Profesori Daci publikon në revistën prestigjioze ‘Microcirculation’, botuar nga Wiley Online Library

30 Maj 2023
SHARE

Armond Daci, profesor i asociuar në Fakultetin e Mjekësisë, ka shënuar sukses të rëndësishëm shkencor, duke publikuar së fundi në revistën prestigjioze ‘Microcirculation’, botuar nga Wiley Online Library dhe e indeksuar në Web of Science dhe Scopus (Revista zyrtare e Shoqatës së Mikroqarkullimit).

Kjo punë shkencore eksperimentale është realizuar gjatë qëndrimit të profesorit Daci në Michigan State University (MSU) përmes bursës së Fulbright-it (Post Doctoral Research Fellow). Procesi i shkrimit akademik deri te publikimi final është realizuar në kuadër të punës akademike shkencore në UP.

Armondi dhe kolegët në MSU, Departamenti i Farmakologjisë dhe Toksikologjisë, kanë zbuluar se Serotonina (5-HT) shkakton hipotension dhe një rënie të rezistencës totale periferike për shkak të zgjerimit të arterioleve të vogla në muskujt skeletorë përmes receptorëve 5-HT7.

Tani teknika e mikroqarkullimit është pjesë e laboratorit të profesor Dacit edhe në Kosovë.

Ky është punimi i kategorisë ‘hulumtim origjinal’, i botuar në revistë me impakt faktor, që mban afilimin e UP-së. Për më shumë: https://onlinelibrary.wiley.com/journal/15498719