“Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore”, programi më i ri studimor ndërdiciplinor në gjuhën angleze

15 Maj 2023
SHARE

Nga tani e tutje, në Universitetin e Prishtinës studentët mund të zgjedhin të ndjekin studimet e nivelit Master në programin “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore” programi më i ri studimor ndërdiciplinor në gjuhën angleze, në kuader te UP.

Ky program në kuadër të Fakultetit të Inxhinierise se  Ndërtimit (FIN) synon të ndërtojë kapacitete afatgjatë të menaxhimit të resurseve ujore në nivelet kombëtare dhe të pellgjeve lumore, në përputhje me prioritetet socio-ekonomike dhe politike të Kosovës dhe të Ballkanit, si dhe nevojat e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen. Kjo, bazuar në prioritetet sociale, ekonomike dhe politike të regjionit të Ballkanit. 
Me përgaditjen e profesionistëve, programi i tillë synon të ndihmojë në zëvendësimin e qasjes aktuale të fragmentuar me një qasje më gjithëpërfshirëse dhe shumë pjesëmarrëse të menaxhimit të burimeve ujore, në përputhje me parimet e Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore (MIRU) dhe Direktivës Kornizë të Ujit të BE-së (EU WFD). 
Programi është përkrahur nga Konsorciumi i Skat Consulting Ltd. Zvicër, Agjencia Austriake e Mjedisit dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

#UPisupgrading