Rritet mbështetja e UP-së për hulumtimet shkencore

17 Prill 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka shënuar një hap tutje drejt mbështetjes së projekteve kërkimore të stafit.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të UP-së, është miratuar ndryshimi i Rregullores për Financimin e Veprimtarisë Kërkimore- Shkencore, Artistike dhe Sportive.

Sipas këtij ndryshimi, UP-ja do të financoj tri punime për vit akademik, për anëtarët e stafit, nga dy sa mbështeteshin paraprakisht, sipas dispozitave të rregullores në fjalë. Po ashtu, është rritur vlera e projekteve të financuara nga 8 mijë euro për njësi akademike, në 25 mijë euro për projekt ( dy projekte për njësi).

Forcimi dhe mbështetja e kërkimit shkencor është në mesin e pikave prioritare të planit të punës së rektorit Qerim Qerimi. Ndërkaq, ndryshimet e bëra në këtë rregullore, janë pjesë e objektivit të tretë të konceptit të punës së rektorit Qerimi, që synon zgjerimin e përpjekjeve dhe investimeve në shkencë, duke zhvilluar programe që financojnë projekte konkurruese shkencore.