Konsultimet online – Mundësia më e re e ofruar për studentët

04 Prill 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka shënuar hapin e radhës drejt digjitalizimit të shërbimeve për studentët dhe stafin e tij. Në kuadër të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve – SEMS, është integruar “moduli i konsultimeve”.

Ky modul inovativ siguron që studentët të marrin shërbime më të qasshme dhe praktike në lidhje me procesin e konsultimeve.

Përmes kësaj mundësie, studentët mund të lidhen lehtësisht me profesorët e tyre, të planifikojnë konsultimet dhe të diskutojnë shqetësimet akademike në mënyrë më efikase. Kjo qasje bashkëkohore, jo vetëm që thjeshton procesin e konsultimeve, por gjithashtu pasuron përvojën e të mësuarit njësoj për studentët dhe fakultetet.

UP-ja mbetet e përkushtuar që të ngritë kualitetin, duke ofruar shërbime cilësore për studentët e vet dhe duke përmirësuar vazhdimisht qasjen e tyre në procesin mësimor dhe shërbimet e tjera të ofruara.