DEKLARATË E KËSHILLIT DREJTUES

19 Nëntor 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me një traditë të gjatë dhe me një prestigj në kuadër të zhvillimeve të mëtejme në përmirësimin e performancës, konform kërkesave të kohës ka nevojë për veprimet e menjëhershme, si në vijim:

  1. Hartimi i Strategjisë 2023-2025: Fuqizimi i vlerës së dokumentit të strategjisë duke e mbështetur me mekanizma të llogaridhënies, me fokus në ngritjen e cilësisë së programeve, zhvillimin e mëtutjeshëm të shkencës dhe zhvillimin e studentëve dhe personelit akademik.
  2. Statuti i UP-së: Plotësim ndryshimi i Statutit të UP-së, me qëllim të përditësimit dhe avancimit apo edhe ndryshimeve konform kërkesave krahasuar me Universitetet dhe më gjerë. Së bashku me ndryshimet në Statut do të rishikohet edhe riorganizimi i brendshëm i Universitetit duke adoptuar praktikë më të përshtatshme për Universitetin, përfshirë kriteret për përfaqësimin nëtë gjithë trupat akademikë në Universitet.
  3. Hapja e Universitetit: Rishikimi i qasjes së tanishme për mbulimin e lëndëve dhe orëve të mësimit dhe krijimi i një sistemi të drejtë e cilësor me tendencë të qartë për hapjen e Universitetit për staf akademik të mirë përgatitur, duke aplikuar një reformë për rekrutimin e kandidatëve konkurrues më meritorë vendorë dhe të atyre që kanë studiuar apo janë profesorënë universitetet ndërkombëtare.
  4. Studenti në qendër: Rritja e përfshirjes se studentëve në të gjitha hallkat e zhvillimit të Universitetit dhe krijimi i mundësive për praktikat profesionale në kuadër të bashkëpunimeve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përherë në rritjen e aktiviteteve për studentë dhe përgatitjen për tregun e punës. Rishikimi i dokumenteve themelore për të shtuar përfaqësimin e studentëve në udhëheqje e në menaxhim, në përputhje me treguesit dhe dispozitat përkatëse të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (ZEAL).
  5. Rritja e Integritetit Akademik: Ristrukturimi i politikave të Etikës dhe Disiplinës. Adresimii çështjes së plagjiaturës duke krijuar infrastrukturën juridike dhe teknike përkatëse, mekanizmat e parandalimit, kontrollit dhe ndëshkimit.
  6. Bashkëpunimi me palën e tretë (Bashkëpunimi me ekonominë): Funksionalizimi i instituteve në kuadër të njësive akademike apo edhe të pavarura me qëllim të rritjes së të hyrave vetanake në rritjen e buxhetit të UP-së, si dhe rritjes së performancës së nivelit të pajisjeve laboratorike dhe rritjes së performancës së stafit akademik dhe studentëve. Rishikimi dhe përditësimi i Rregullores për themelimin dhe parimet e funksionimit të instituteve ne Universitetin e Prishtinës, për të larguar barrierat financiare që kanë shërbyer si bllokadë deri tani. 
  7. Digjitalizimi: Ndarja e veçantë e buxhetit për kryerjen e transformimeve digjitale të nevojshme në Universitet, duke u bazuar mbi praktikat më të mira perëndimore në fushën e digjitalizimit në arsimin e lartë. Rritja e performancës së digjitalizimit të sistemeve aktuale dheplotësimi sipas nevojave, me theks të veçantë në platformat për detektimin e plagjiarizmit.
  8. Ndërkombëtarizimi: Rritja e bashkëpunimeve me universitetet me renome ndërkombëtare. Krijimi i programeve në gjuhë të huaja që mundësojnë njohjen e dyfishtë të diplomave (Double Degree). Koordinim dhe pjesëmarrje në programe ndërkombëtare të mobilitetit për kërkuesit shkencor, stafin akademik, administrativ dhe për studentët.

Këshilli Drejtues i UP-së

DEKLARATË E KËSHILLIT DREJTUES (shkarko dokumentin)