Njoftim nga Kolegjiumi i Dekanëve

27 Tetor 2022
SHARE

Sot, me datë 27.10.2022, Kolegjiumi i dekanëve, nën udhëheqjen e ushtrueses së detyrës së rektores, prof. ass. dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, mbajti takim konsultativ dhe diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, Kolegjiumi i dekanëve i dha mbështetje të plotë ushtrueses së detyrës së rektores, prof. ass. dr. Plakolli-Kasumi, në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë tranzitore, duke bërë kërkesë për proces transparent dhe meritor të përzgjedhjes së rektorit të ri të UP-së.

Po ashtu, Kolegjiumi i dekanëve vendosi që Rektorati t’i kërkojë ambasadave të huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile që të monitorojnë procesin e zgjedhjes së rektorit/rektores së re në mënyrë që të ushtrohet transparencë maksimale ndaj çdo faze të përzgjedhjes, përfshirë dhe vetë procesit intervistues. Vetëm konsensusi me akterët monitorues në këtë proces përzgjedhës mund të ofrojë një kandidat meritor, prandaj i qëndrojmë besnik parimit të hapjes maksimale dhe mbikëqyrjes së meritës së secilit kandidat në mënyrë aktive.