Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Kiseri

02 Shtator 2022
SHARE

E nderuara familje Kiseri,

Me dhimbje e pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-profesorit universitar, prof. Vedat Kiseri.

Profesori i ndjerë ka dhënë një kontribut të pashoq në arsimimin e gjeneratave të reja në kuadër të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka ligjëruar lëndët e letërsisë angleze.

Përveç kontributit si mësimdhënës, ai shërbeu edhe si shef i degës se Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në UP dhe ushtroi edhe funksione të tjera menaxhuese në institucione të arsimit në vend. Kiseri la pas vetes një kontribut të madh shkencor, akademik dhe menaxherial. 

Andaj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

U prehtë në paqe profesor Vedat Kiseri!

Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor