Rektori Sahiti uron festën e Fitër Bajramit

02 Maj 2022
SHARE

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, uron të gjithë qytetarët e besimit islam. Veçanërisht, në këtë festë të rëndësishme, Sahiti uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.

Urimi i rektorit:

Të dashur studentë, staf akademik dhe administrativ i Universitetit të Prishtinës,

Me lejoni që në këtë ditë të veçantë, të përcjellë urimet më të sinqerta me rastin e festë së Fitër Bajramit. Me shpresë që ju është pranuar agjërimi, si sakrificë dhe përkushtim për besimin tuaj, lutëm që kjo festë të ju gjejë me shëndet të plotë, pranë më të dashurve tuaj.

Në këtë ditë festive, lutëm për paqe në botë, të arritura, harmoni dhe tolerancë kudo. Me fat Fitër Bajrami!

Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor