Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Pustina

08 Shtator 2021
SHARE

E nderuara familje Pustina,

Me dhimbje e pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të prof. dr. Agron Pustinës.

Profesor Pustina dha një kontribut të pashoq në arsimimin e brezave të rinj në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Që nga viti 1994 e deri në pensionim, profesori i ndjerë ka qenë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë në UP, ku e filloi karrierën akademike si asistent, pastaj docent, profesor inordinar dhe ordinar i lëndës së Kirurgjisë, Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

Vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për komunitetin akademik dhe shëndetësor në vend dhe më gjerë.

Në këtë ditë dhimbjeje për ju, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

U prehtë në paqe profesor Agron Pustina!

Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor