Agjencia e Akreditimit të Kosovës ka akredituar programin Master për Inovacion dhe Cilësi në Edukim si program i përbashkët ndërmjet UP-së, përmes Fakultetit të Edukimit, Universitetit të Talinit në Estoni, Universitetit të Varshavës në Poloni dhe Universitetit të Lubjanës në Slloveni.
Programi ofrohet në gjuhën angleze dhe është hartuar përmes fondeve të 'Erasmus Plus Joint Master Degree Program'. Programi do të propozohet për financim në kuadër të programeve Master me diplomë të përbashkët në kuadër të programit Erasmus Plus dhe do të jetë në funksion të ndërkombëtarizimit dhe përafrimit të praktikave dhe programeve studimore me universitetet partnere në Bashkimin Evropian.