UP dhe Universiteti Findlay në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhin marrëveshje bashkëpunimi

11 Mars 2024
SHARE

UP-ja dhe Universiteti Findlay në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë marrëveshjeje të bashkëpunimit. Të dyja institucionet nënshkruajnë marrëveshje, duke shtuar mundësi për shkëmbim akademik. Ky partneritet bazohet në programin Erasmus+, që simbolizon një kapitull të ri në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Duke ndërmarrë hapa për të përmirësuar cilësinë arsimore dhe për të zgjeruar horizontet për zhvillimin e studentëve, ky bashkëpunim forcon përkushtimin për përgatitjen e studentëve për sfidat globale. Periudha e nënshkrimit të marrëveshjes është pesë vjet, me mundësi zgjatjeje edhe për pese vite të tjera.