UP dhe Universiteti Teknik i Pryazovskit në Ukrainë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

11 Mars 2024
SHARE

UP-ja nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me Universitetin Teknik të Pryazovskit në Ukrainë.

Ky bashkëpunim shtrihet në disa dimensione, duke përfshirë shkëmbimet e studentëve dhe stafit, projektet e përbashkëta kërkimore, si dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta arsimore.

Në veçanti, për studentët e Universitetit të Prishtinës, kjo marrëveshje hap rrugën për shfrytëzimin e mundësive të shumta për shkëmbime akademike, duke ofruar një eksperiencë të pasur edukative ndërkombëtare.

UP-ja vazhdon të avancojë cilësinë dhe të zgjerojë mundësitë për zhvillimin e studentëve, duke rikonfirmuar kështu përkushtimin për përmirësimin e eksperiencës edukative dhe përgatitjen e studentëve për sfidat globale.