Studentja e UP-së, Donjeta Sadiku, siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024

09 Mars 2024
SHARE

Studentja e Universitetit të Prishtinës, respektivisht Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Donjeta Sadiku, sot arriti normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Donjeta Sadiku siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.

Me katër fitore radhazi, Donjeta Sadiku arriti të sigurojë normën olimpike për LO PARIS 2024.

UP-ja është krenare dhe çmon pa masë mundin dhe sakrificën e saj të deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike, dhe i dëshiron rezultate dhe suksese të tjera të mëdha në karrierë.