UP shënon 8 Marsin me konferencën “Investo në arsimim – Investo në gratë”

09 Mars 2024
SHARE

Për të shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Universiteti i Prishtinës, në partneritet me Zyrën për Këshillim Gjinor të KFOR-it në Kosovë, ka organizuar konferencën “Investo në arsimim = Investo në gratë”.

Gjatë kësaj konference u theksua roli i rëndësishëm i arsimimit të gruas në përparimin e shoqërisë.

Hapjen e konferencës e bëri prof. Remzie Shahini Hoxhaj nga Departamenti i Gazetarisë, e cila tha që kjo konferencë na bënë të reflektojmë për rolin qenësor që ka arsimi dhe edukimi në fuqizimin e grave. “Duke investuar në arsimimin e grave, investojmë në të ardhmen e shoqërisë në përgjithësi”,  tha prof. Shahini – Hoxhaj.

Pjesë e panelit të diskutimit ishin përfaqësuesit nga komanda e KFOR-it në Kosovë, znj. Mrs. Lone Jjelgaard, koloneli Markus Mautz dhe lejtënant – kolonelë Corinne Koekhuyt, të cilët ndanë me të pranishmit rrugëtimin e tyre dhe ofruan perspektivat për arsimimin e grave dhe rolin e tyre vital për komunitetin.

Universiteti tashmë ka miratuar Planin për Barazinë Gjinore dhe mbetet i përkushtuar për zbatimin e tij dhe realizimin e idealit për mishërimin e barazisë gjinore në të gjitha aspektet e strukturës dhe veprimtarisë institucionale.

Konferenca u përmbyll me diskutim ndërmjet studentëve, të pranishmëve nga institucione të ndryshme dhe partnerë të UP-së, si dhe panelistëve.