UP ka organizuar trajnimin “Definime dhe Koncepte Bazike për Studentët me Nevoja të Veçanta” për zyrtarët administrativë për çështje të shërbimit të studentëve, që do të punojnë me studentët me nevoja të veçanta.
Trajnimi i mbajtur nga prof. Naser Zabeli dhe prof. Donika Koliqi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve administrativë në punën me studentët me nevoja të veçanta si dhe në krijimin e praktikave gjithëpërfshirëse, duke u mundësuar zyrtarëve administrativë krijimin e shërbimeve të personalizuara mbështetëse që kontribuojnë në suksesin akademik dhe personal të çdo studenti.
Në fjalën përshëndetëse, prof. Njomza Llullaku, prorektore për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, theksoi rëndësinë e sigurimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse për studentët dhe përkushtimin e vazhdueshëm të UP-së ndaj krijimit të hapësirave mbështetëse për gjithë studentët.
UP-ja është përkushtuar në vlerat e barazisë, drejtësisë sociale, gjithëpërfshirjes dhe në mbështetjen e vazhdueshme për studentët.