Për nder të 7 Marsit, rektori Qerimi nderon me mirënjohje profesorët e UP-së

07 Mars 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, për nder të Ditës së Mësuesit - 7 Marsit, ka nderuar me mirënjohje një numër të profesorëve të universitetit, për dedikimin dhe kontributin e veçantë në procesin mësimor, kërkimor dhe artistik për dekada të tëra në universitet.

Motivacioni për mirënjohjet është për kontributin në mësimdhënie dhe sukseset e shënuara në ngritje të cilësisë në arsimin e lartë.

Mirënjohjet u janë ndarë prof. Shykrane Germizajt, prof. Abdullah Hamitit, prof. Selim Dacit, prof. Gazmend Rizajt, prof. Besim Rexhajt dhe prof. Eshref Qahilit, të cilët kanë dhënë kontribut qenësor në zhvillimin dhe avancimin e UP-së, nga shërbimi shumëvjeçar në ligjërim, angazhim brenda strukturave të njësive akademike dhe në nivel universiteti, si dhe me punë shkencore e artistike në fushat përkatëse.