Rektori Qerimi e shprehu mirënjohjen e institucionit për arritjet e ekipeve dhe për përfaqësimin që i bënë UP-së dhe shtetit të Kosovës.
Rektori u shpreh i kënaqur me arritjen e tyre dhe i inkurajoi për sukseset e tjera në garat e ardhshme.
Në takim, të pranishëm ishin edhe trajnerët respektivisht dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. Musa Selimi, dhe prof. Florian Miftari.
Ky triumf i Universitetit të Prishtinës në Korçë tregon përkushtimin dhe talentin e shkëlqyeshëm të sportistëve dhe trajnerëve të tyre, duke i ngritur ata në piedestalin e suksesit dhe krenarisë në arenën e sportit kombëtar dhe ndërkombëtar.