U diskutua mbi rezultatet e vlerësimit të sigurisë në hapësirat publike të Kampusit të UP-së

27 Shkurt 2024
SHARE

Diskutohet mbi rezultatet e vlerësimit të sigurisë në hapësirat publike të Kampusit të UP-së.

Puna hulumtuese është zhvilluar përmes angazhimit të studentëve të lëndës Sociologji Urbane, të udhëhequr nga Linda Gusia, në bashkëpunim me organizatën SpaceSyntaKs.

Për vlerësimin e sigurisë në këto hapësira është përdorur metodologjia e SafoMeter, e cila shërbehet me të dhëna gjeo-hapësinore.

Kjo metodë i shqyrton indikatorët objektivë dhe subjektivë për të përllogaritur indeksin e sigurisë për hapësira publike specifike. Pas shqyrtimit të rezultateve, të cilat tregojnë për nivelin e ulët të sigurisë në hapësirat publike të Kampusit të Universitetit të Prishtinës, pjesëmarrësit në takim diskutuan për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren për rritjen e sigurisë në hapësirat publike.

Në takim ishin prezentë: rektori, prof. Qerim Qerimi, prorektorja prof. Njomza Llullaku, dekani i Fakultetit Filozofik, prof. Dashamir Bërxulli, shefja e Departamentit të Sociologjisë, prof. Linda Gusia dhe përfaqësueset e organizatës SpaceSyntaKs, znj. Donika Çapriqi dhe znj. Arta Abdyli.