Diskutohen modalitetet e zbatimit të marrëveshjes për praktikantët dhe studentët e huaj

22 Shkurt 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës, kohë më parë, ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Isla Internships Abroad (ISLA), për të mundësuar praktikën për studentët ndërkombëtarë.

Në një takim të mbajtur me prorektoren Basha-Jakupi, drejtoreshën Bajrami dhe stafin nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, me palën ftuese nga ISLA, drejtoreshën Leila Ali dhe Kathy Lynch, u diskutua për realizimin e kësaj marrëveshjeje dhe për avantazhet që ajo sjell.

Diskutimi u përqendrua në angazhimin e studentëve amerikanë, jo vetëm në punën praktike në UP, por edhe në mundësinë për të ndjekur ligjëratat në këtë institucion, duke përfshirë Universitetin Veror, si një destinacion tërësisht i përshtatshëm për ta. Diskutimi gjithashtu trajtoi mundësitë e rekrutimit të praktikantëve nga vende të tjera të botës.

UP vazhdon në identifikimin e rrugëve të reja për të avancuar nivelin e ndërkombëtarizmit të institucionit.