UP dhe Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

21 Shkurt 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës dhe Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për të zhvilluar kapacitetet institucionale dhe për të ofruar më shumë mundësi për studentët. 

Ky memorandum bashkëpunimi synon të mundësojë shkëmbimin e përvojave profesionale, trajnimeve dhe angazhimin e studentëve në projektet e ARRU-së, duke përafruar fushat e inxhinierisë, ekonomisë, drejtësisë dhe programe të tjera akademike.  

UP dhe Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit angazhohen për të zhvilluar ekspertizat, analizat dhe studimet e përbashkëta, duke adresuar sfidat dhe duke përmirësuar praktikën profesionale në fushën e tyre të veprimtarisë. 

Me këtë marrëveshje, palët shprehin vullnetin e tyre për të përgatitur dhe avancuar profesionistët e ardhshëm për tregun e punës në Kosovë.

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, dhe drejtoresha e ARRU-së, Hajrije Morina, theksuan se ky bashkëpunim do të sjellë përparim në fushën e arsimit dhe shërbimeve publike në Kosovë, duke përgatitur dhe avancuar profesionistët e ardhshëm për tregun e punës në Kosovë.