Fillojnë aktivitetet e para të projektit "Open Source Technologies for Geospatial Research and Development"

13 Shkurt 2024
SHARE

Sot, në Departamentin e Gjeografisë, filluan aktivitetet e para të projektit "Open Source Technologies for Geospatial Research and Development", në kuadër të “PROGRAMI I GRANTEVE TË MBËSHTETJES SË UNIVERSITETIT 2023/24” nga (KUSA). Projekti synon t'u ofrojë studentëve dhe mësuesve mjete dhe metodologji gjeohapësinore moderne me burim të hapur - https://www.osgeo.org/initiatives/geo-for-all/ për studime gjeografike ose të ngjashme dhe përditësoi kurrikulën ekzistuese në fushën gjeohapësinore.

Projekti po implementohet nën udhëheqjen e fituesit të grantit, Ferat Krasniqi, asistent në Departamentin e Gjeografisë, dhe në bashkëpunim me organizatën Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK).

Sesioni i seminarit të sotëm u përqendrua në përdorimin e të dhënave të OpenStreetMap (OSM) dhe mënyrën e përdorimit të redaktorit ID dhe redaktorit JOSM, për të mbledhur të dhëna në OSM. Studentët e Departamentit të Gjeografisë praktikisht u angazhuan si kontribuues në OSM, duke mësuar procesin e hartëzimit të veçorive të ndryshme gjeografike.

Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, dhe administruar nga KUSA.