UP-ja organizon takim me rektorët e universiteteve publike, KShC-në dhe AKA-në

05 Shkurt 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe prorektorja prof. Llullaku organizuan takim me rektorët e universiteteve publike të Kosovës, Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencinë Kosovare për Akreditim, një ngjarje e cila shënon një moment të rëndësishëm për arsimin e lartë në vend. 

Takimi, i cili u mbajt në ambientet e UP-së, ishte një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë.

Të pranishëm në takim ishin kryetarja e KShC-së, prof. Hasnije Ilazi, dhe drejtori i AKA-së, Naim Gashi.

Në këtë takim, rektorët dhe përfaqësuesit e universiteteve diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh akademike, me fokus në përmirësimin e kritereve për akreditimin e programeve të studimit, eliminimin e pengesave administrative, që mund të ndikojnë në efikasitetin e institucioneve të arsimit të lartë, si dhe përditësimin e manualit akademik për të përmbushur standardet e reja dhe për të reflektuar zhvillimet e fundit në fushën e arsimit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë për arsimin e lartë në Kosovë. Universiteti i Prishtinës shfaq përkushtimin e tij për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe për avancimin e arsimit në vendin tonë.