Mbahet konferenca e radhës e rektorëve të universiteteve publike

31 Janar 2024
SHARE

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizoi  konferencën e radhës të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe rektori i UP-së, prof. dr. Qerim Qerimi.

U diskutuan çështje të ndryshme si mbarëvajtja e mësimit, përfundimi i semestrit dimëror, mbajtja e provimeve etj.

Mes tjerash u diskutua edhe për akreditimet institucionale, për programet e universiteteve dhe mundësia e profilizimit të universiteteve publike në Kosovë.