Rektori Qerimi viziton Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë

26 Janar 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, dhe sekretari i përgjithshëm, Besfort Krasniqi, kanë bërë një vizitë në objektin e rinovuar të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të UP-së. Ata janë njohur për së afërmi me kushtet pas përfundimit të renovimeve të bëra në këtë fakultet, si dhe kanë vizituar laboratorët dhe janë njoftuar me rezultatet akademike e kërkimore të stafit.

Fakulteti i Bujqësisë është një prej njësive aktive në procesin e shkëmbimit akademik dhe të projekteve kërkimore, të mbështetura nga fonde dhe programe të Bashkimit Evropian dhe të partnerëve të tjerë. Në këtë drejtim, fakulteti ka arritur që të krijojë laboratorë modernë dhe të konsoliduar për zhvillimin e hulumtimeve dhe të pjesës së punës praktike me studentë. 

Këta laboratorë, të cilësuar nga menaxhmenti dhe personeli akademik i fakultetit si modernë dhe të konsoliduar, janë pajisur dhe funksionalizuar përmes investimeve nga Universiteti i Prishtinës dhe përmes projekteve të ndryshme me donatorë të jashtëm.