Profesoresha e UP-së, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, ngjitet në Kilimanjaro

23 Janar 2024
SHARE

Duke nisur një seri ecjesh të vështira dhe sfiduese gjatë disa ditëve, prof. Hasnije Ilazi, profesoreshë e filozofisë në Fakultetin Filozofik të UP-së, ngjiti majat e larta të Kilimanxharos, mali më i lartë në Afrikë.

Kulmi i udhëtimit të saj e dërgoj atë në majën në një lartësi prej 5895 metrash.

Ngjitja e prof. Hasnije Ilazi ishte me një kauzë për ngritje të cilësisë në arsimin e lartë, me theks të veçantë në UP.

Përkushtimi i profesoreshës Hasnije Ilazi për ngritjen e niveleve në arsimin e lartë, dëshmon përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë akademike dhe kërkimit të dijes.