Doli numri i parë i revistës Kosova Anthropologica

29 Dhjetor 2023
SHARE

Sapo u botua në internet versioni në gjuhën angleze i numrit të parë të revistës antropologjike Kosova Anthropologica, e cila është një botim i Departamentit të Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës..

Versioni në gjuhën shqipe dhe versioni i shtypur (në të dy gjuhët) pritet të dalin muajin e ardhshëm.

Qëllimi i revistës Kosova Anthropologica është avancimi dijes antropologjike për Kosovën dhe rajonin, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Revista shërben si forum i hapur për studiues, kryesisht të fushës së antropologjisë kulturore/sociale, arkeologjisë dhe antropologjisë gjuhësore.

I drejtohet audiencës shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të interesuar në studimin antropologjik të kulturës, shoqërisë dhe realiteteve jetësore, me fokus në
Kosovë dhe rajon.

Kosova Antropologica është e hapur për kontributet e studiuesve të interesuar për të botuar në fushat/temat e mësipërme dhe përfshin studime të fokusuara në
analizë antropologjike të orientuara nga gjetjet empirike të temave specifike.

Revista mund të lexohet këtu!

https://kosovaanthropologica.com/index.php/Journal