Përditësohet rregullorja mbi strukturën dhe parimet e punës së QPM-së, për përsosmëri në mësimëdhënie në UP

22 Dhjetor 2023
SHARE

QPM ka përditësuar rregulloren e cila përcakton strukturën dhe parimet e punës për përsosmëri në mësimëdhënie në UP. Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie ka për mision avancimin e kapaciteteve akademike dhe zhvillimin e qasjeve mësimore të cilat promovojnë mësimdhënie efektive dhe cilësore. 

Përmes QPM-së, stafi akademik do ketë mundësi të ndjek trajnime të vazhdueshme lidhur me përditësimin e formave të mësimdhënies. 

Po ashtu është themeluar Këshilli Drejtues ku si anëtarë janë përzgjedhur profesor eminent të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë eskperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe angazhim sistematik në sigurimin e cilësisë dhe ofrimin e praktikave inovatore.

Gjithëashtu u përzgjodh kordinatorja e qendrës për përsosmëri në mësimdhënie prof. ass. dr. Blerta Mustafa.

Prof. Ass. Dr. Blerta Mustafa, ka gradën MPhil nga University of Cambrdige, Angli dhe studimet e doktoraturës në University of Reading, Angli. 

Prof. Blerta ka eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe ofrim të trajnimeve si dhe ka udhëhequr një sërë projektesh që adresojnë përmisimin e cilësisë si dhe nevojat e studentëve.