Rektori Qerimi priti në takim përfaqësuesit e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

20 Dhjetor 2023
SHARE

Rektori Qerimi ka pritur në takim udhëheqësinë e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është themeluar si organizatë shkencore dhe avokuese për të udhëhequr avancimin në disiplinat kirurgjike në Kosovë, si dhe për të përmirësuar cilësinë e përkujdesit për pacientin kirurgjik, duke vendosur standardet më të larta të edukimit dhe praktikës kirurgjike.

Të pranishëm në takim ishin Dr. Rifat Latifi, Dr. Sadik Llullaku dhe Dr. Kujtim Salihu, u diskutua mbi mënyrat e avancimit të edukimit mjekësor, përmirësimin e praktikave kirurgjikale dhe identifikimin e nismave të përbashkëta për bashkëpunim.