Universiteti i Prishtinës dhe TEB SH.A nënshkruajnë Memorandum Bashkepunimi

19 Dhjetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës dhe TEB SH.A bëjnë një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit

Sot,  Universiteti i Prishtinës dhe TEB SH.A kanë formalizuar një partneritet të thellë përmes nënshkrimit të një Memorandum Bashkëpunimi. Kjo marrëveshje ka për qëllim të ofrojë mundësi të vendeve praktike me pagesë për studentët e kualifikuar, duke thelluar kështu përvojën e tyre arsimore dhe zhvillimore.

Rektori Qerimi, ka shprehur mirënjohje për përpjekjet dhe dedikimin e të gjithë palëve të përfshira në këtë inicim, duke theksuar me entuziazëm rëndësinë e fillimit të këtij bashkëpunimi të ngushtë, që shënon një hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta arsimore dhe zhvillimore me Universitetin e Prishtinës.