Organizohet konferenca e IX-të Ndërkombëtare "Ndryshimet Klimatike përkeqësojnë Alergjitë"

13 Dhjetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës dhe Asociacioni Kosovar për Alergjitë dhe Imunologjinë (AKIAA/KIAAA), organizuan konferencën  e IX-të Ndërkombëtare kushtuar problematikës alergoimunologjike “Ndryshimet Klimatike përkeqësojnë Alergjitë".

Në fjalën e tij rektori Qerimi shprehu mirënjohjen ndaj organizatorëve dhe të gjithë atyre që kanë punuar me përkushtim për të mundësuar këtë platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave në fushën e mjekësisë.

 Po ashtu theksoi se është koha për të bashkuar njohuritë tona dhe për të identifikuar strategji inovative për të trajtuar këtë problem në një mënyrë më efikase.

Universiteti i Prishtinës është i lumtur të jetë nikoqir i kësaj konference të rëndësishme për shoqërinë dhe shëndetësinë e Kosovës.

Konferenca u organizua nën drejtimin e prof. Luljeta Ahmeti, dhe prof. Ramadan Sopi.

Vlerën kësaj konference ia shtuan edhe pjesëmarrja e profesorëve nga vende të ndryshme siç ishte prof. Luis Garcia-Marcos, profesor i pediatrisë dhe redaktor i “Alergologia et Immunopathologia” nga Universiteti i Murcias, dhe prof.Cevdet Özdemir M.D. profesor i pediatrisë – Alergjisë në Universitetin e Stambollit dhe editor në krye të revistësALLERGY”.

Të pranishme në konference, ishin edhe prorektorët prof. Basha Jakupi dhe prof. Breznica Selmani.