Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje me ambasadoren holandeze Carin Lobbezoo, për fuqizimin e rinisë në promovimin e lirinë e shtypit në Ballkanin Perëndimor-MEDIA2040.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori Qerimi dhe ambasadorja holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Rektori Qerimi theksoi se ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes në këtë rajon.
Marrëveshja përfshin aktivitete në projekte që promovojnë lirinë e shtypit dhe përfshirjen e rinisë në këtë fushë.
Tashmë, gjashtë student të Departamentit të Gazetarisë, janë përzgjedhur dhe po vazhdojnë aktivitetet e këtij projekti.
Synimi i tyre është vendosja në hartën rajonale të të dhënave kredibile për mediat në vendin tonë.
Gjithashtu, në marrëveshjen e përbashkët, shprehet gatishmëria për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. Kjo pohon një qëllim afatgjatë duke hapur rrugën për një partneritet afatgjatë dhe të pasur në projekte të përbashkëta.