UP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Hidrobiologjik të Ohërit

12 Dhjetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Hidrobiologjik të Ohërit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori Qerimi dhe drejtoresha e Institutit Orhideja Tasevska, marrëveshja përcakton një partneritet të ngushtë në fushën shkencore dhe teknike të monitorimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet UP-së, studentëve të UP-së dhe Institutit Hidrobiologjik në aspektet e hulumtimeve, zhvillimit të programeve të mbrojtjes së mjedisit dhe shpërndarjes së informacionit shkencor.

Rektori Qerimi shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e Institutit, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të sjellë avantazhe konkrete dhe do të kontribuojë në zhvillimin e njohurive shkencore dhe praktikave të mira në fushën e mjedisit.

Ndër të tjera, të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ishin prorektorja Basha Jakupi, prorektorja Selmani Breznica, dekani i Fshmn-së, prof. Vehapi, dhe prof.Grapci Kotori.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit, Tasevska, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke e quajtur atë një rast të rëndësishëm për të thelluar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ajo shpreson që ky partneritet të sjellë inovacion dhe ndikim pozitiv në studimet dhe projektet e përbashkëta të mjedisit.