Prorektorja Basha-Jakupi dhe Prorektorja Llullaku priten në takim profesorin Robert Zakrzewski nga universiteti ŁÓDZKI në Poloni

07 Dhjetor 2023
SHARE

Prorektorja Basha-Jakupi dhe Prorektorja Llullaku kanë mbajtur një takim frymëzues me profesorin Robert Zakrzewski nga universiteti ŁÓDZKI në Poloni, i cili zëvendëson postin e prorektorit për studentë dhe cilësi të mësimdhënies.

Kjo vizite nga ana e profesorit ka ndodhur në kuadër të projektin CEEPUS, ku njëkohësisht ka pasur synime për  te krijuar lidhje të forta ndërmjet universiteteve dhe inkurajimin e bashkëpunimit në projekte akademike.

 Prorektorët e UP-së, janë shprehur të kënaqura me propozimet dhe vizionin e profesorit Zakrzewski për një bashkëpunim të thelluar dhe shkëmbim projekti. Ato kanë bërë të ditur se janë të hapura për një partneritet të ngushtë dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre ndaj nismave të përbashkëta për avancimin e cilësisë së arsimit dhe përvojës së studentëve.